Aprovohen kërkesat e 5.141 punëdhënësve për mbështetje financiare të pagave - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Aprovohen kërkesat e 5.141 punëdhënësve për mbështetje financiare të pagave

Drejtoria e të Ardhurave Publike, sot dorëzoi kërkesat e para të aprovuara për mbështetje financiare deri tek Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Nga DAP-i informojnë se janë dorëzuar kërkesat e gjithsej 5.141 punëdhënësve që kanë përmbushur kërkesat, ndërsa shuma e mbështetjes financiare të aprovuar është 507.947.264 denarë.

“Ky është njoftimi i parë për mbështetje financiare të aprovuar, në përputhje me nenin 5 paragrafi 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi korona Kovid-19, për shkak të pagimit të pagave për muajin prill dhe maj të vitit 2020”, thonë nga DAP.

Prandaj, nga atje shtojnë se janë duke u përpunuar kërkesat e tjera të dorëzuara që do t’i paraqiten deri tek Sekretariati i Përgjithshëm pas përpunimit të tyre përfundimtar. bs/ar/

Related posts

Borrell: Evropa ishte “pak naive” lidhur me Kinën

Televizioni Koha

EPP: Dduhet të bëhet gjithçka që të mbahen zgjedhje të lira korrekte më 12 prill

Televizioni Koha

Koronavirusi, vdes edhe një i prekur në Shqipëri

Televizioni Koha

Leave a Comment