23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arabia Saudite do të dhurojë 500 milionë dollarë për luftë kundër koronavirusit

Arabia Saudite, e cila aktualisht kryeson me G-20, komunikoi sot se do të dhurojë 500 milionë dollarë për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit dhe u bëri thirrje vendeve dhe organizatave të tjera që të dhurojnë fonde.

Nga fondet e përmendura, 150 milionë dollarë janë ndarë për Koalicionin për gatishmëri epidemike dhe inovacion, 150 milionë dollarë për Aleancën globale për vaksinë dhe imunizim dhe 200 milionë dollarë për organizata dhe programe të tjera shëndetësore.

Riadi, përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të tjera, OJQ-ve, filantropëve dhe sektorit privat që të dhurojnë mjete për të mbuluar hendekun financiar prej rreth 8 miliardë dollarësh të nevojshme për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur pandemisë së koronavirusit. mb/

Të fundit