20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arifi: Për Tetovën, e arritura më e madhe-ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit të ujit

Kandidatja nga BDI për kryetare të Tetovës, njëherësh edhe kryetare aktuale e kësaj komune, Tetuta Arifi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin, shkruan Alsat.

Ajo ka thënë se tashmë Tetova e ka bërë zgjidhjen e duhur dhe ka përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë.

“Mungesa e ujit ka qenë problem në të kaluarën, por pas ndërtimit të tubacionit të ri dhe stacionit të filtrimit, në pjesët të cilat i mbulon ujësjellësi i Tetovës, mendoj që ne kemi zgjidhjen e duhur dhe kemi përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë. E arritura më e madhe e jona është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit”, u shpreh Arifi.

Të fundit