19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arifi: Vitet e ardhshme fillon gazifikimi, 50 % e rrjetit ndërtohet në Tetovë

“Gasifikimi: Energji e lirë dhe ekologjike për të gjithë ✅

Gjatë katër viteve të ardhshme në komunën e Tetovës do të fillojë edhe gazifikimi. Brenda katër viteve të ardhshme, 50% e rrjetit të planifikuar të shpërndarjes do të ndërtohet në komunën e Tetovës, në përputhje me studi- min ekzistues të fizibilitetit, një studim i kryer në vitin 2014 dhe i financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Gasifikimi do t’u mundësojë familjeve, industrive dhe bizneseve që të kenë energji alternative, të pastër, ekologjike dhe shumë më të mirë.

Kostoja e lidhjeve të reja do të jetë më pak se 100 euro dhe komuna do t’i subvencionojë pjesërisht këto shpenzime për të gjitha familjet dhe plotësisht për familjet me ndihmë sociale.

Në vijim, në Ministrinë e Ekonomisë është përfunduar procedura për partneritetet publiko-privat. Kjo procedurë do të përfundojë deri në fund të vitit 2021. Partneri privat do të ketë si detyrim që ta projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë rrjetin e shpërndarjes.

Sipas projektit operatori i rrjetit sekondar do të ketë obligim që për 4 vite të mbulojë së paku 50% të territorit të qytetit të Tetovës, që do të mundësojë kyçje të amvisërive dhe institucioneve në rrjetin e furnizimit me gaz”, ka shkruar kandidatja e BDI-së, për Tetovën, Teuta Arifi.

Të fundit