25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shënon 28-vjetorin e ekzistimit të saj

Me qitje artilerike nderi dhe me solemnitet në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup sot do të shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Solemniteti do të realizohet në përputhje me protokollin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse për shënimin e festave shtetërore.

Presidenti Pendarovski me Mirënjohje për meritat ushtarake do ta dekorojë batalionin për mbështetje ushtarako-mjekësore, batalionin e tretë të këmbësorisë dhe zyrën për bashkëpunim në mbrojtje të SHBA-së.

Me rastin e Ditës së Armatës, në orën 10 do të bëhet qitje artilerike nderi me pesë predha të armëve artilerike të njësitit të bataljonit artilerik.

Solemniteti do të transmetohet drejtpërdrejtë në servisin e parë programor të RTM-së, si dhe në faqet e Fejsbukut të shefit të shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Armata e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me armatat e edhe 29 vendeve të tjera është pjesë përbërëse e sistemit më të madh kolektiv të sigurisë pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e
plotfuqishme e NATO-s.

Të fundit