Kronika e Zeze Rajon

Arrestohen 2 vjedhës 7 vjedhje të ndodhura dy muajt e fundit

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 vjedhje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin juglindor. Në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar të tyre, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit L. E., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe A. K., 19 vjeç, banues në Korçë”.

Vjedhjet kanë ndodhur në lagjet nr 7, 8, 9, 12 dhe 17, ku autorët iu vidhnin qytetarëve nga xhepat telefona celularë dhe në biznese sasi lekësh.

44-vjeçari L.E është ndaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për pesë vjedhje të ndodhura përgjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt në Korçë, ku si rezultat i punës hetimore të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ky shtetas dyshohet se iu ka vjedhur pesë qytetarëve, celularët respektivë të tyre të markës “Samsung”, një prej të cilëve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa ndaj shtetasit A. K., Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 11.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve ngjarje të ndodhura në lagjet nr. 7 dhe 12, ku në dyqanet e dy qytetarëve 19-vjeçari, ka vjedhur një sasi lekësh dhe 10 steka cigare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Related posts

Kryetari i bashkisë Bergamo: Spitalet janë plot, njerëzit po vdesin në shtëpi

Televizioni Koha

Përleshje me thika në Tetovë

Televizioni Koha

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në SHBA rrëfejnë tmerrin

Televizioni Koha

Leave a Comment