24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje të rënda

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (11-korrik) ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për vjedhje të rënda.

“Rreth orës 15:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kryqëzimin e Zdunjës në Gostivar, kanë ndaluar veturën “Opel Omega” me targa të Shkupit, në të cilin janë transportuar , dhe më pas privuar nga liria personat M.S. (51), J.B. (48) dhe E.A. (30), që të tre nga Shkupi, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike”, “vjedhjeve “dhe” vjedhjeve të rënda””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund shtojnë se të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedura të mëtejshme.

MPB Maqedoni

Të fundit