29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet 45 vjeçari, kërcënonte me armë se do vriste gruan dhe fëmijët

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Befasia” ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, ku kryefamiljari kërcënonte se do vriste gruan dhe fëmijët.

I dyshuari kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Efektivët e komisariatit Nr. 1 Tiranë, mbrëmjen e së shtunës, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një person po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i 45-vjeçarit Osman Mema, 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

I dyshuari, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe tre fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri, pistoletë e pushkë, një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit