Arrestohet ish-deputeti Ljubomir Josifovski, dyshohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Arrestohet ish-deputeti Ljubomir Josifovski, dyshohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike

Ish-deputeti Ljubomir Josifovski mbrëmë është arrestuar dhe marrë në pyetje në stacionin policor Beko.

Policia ka konfirmuar se Josifovski është arrestuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje,

Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se ish-deputeti në mënyrë joligjore është futur në sistemet kompjuterike të Regjistrit Qendror.

Pritet që gjatë ditës së sotme policia të jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ndryshe, Ljubomir Josifovski ka qenë deputet i Partisë së Re Social-Demokrate në përbërjen e kaluar parlamentare. Ai ka qenë rival i Tito Petkovskit për pozitën e kryetarit të PRSD./Telegrafi/

Related posts

Mickovski: Qytetarët e Illovicës dhe Shtukës do të vendosin për minierat

Televizioni Koha

Sela: Shqiptarët me vite kanë besuar por gjithmonë janë dëshpëruar nga partitë politike shqiptare

Televizioni Koha

Ajdari komenton avancimin e Fatime Fetait: U shpërblye pasi dënoi me burg të perjetshëm shqiptarët në rastin “Monstra”

Televizioni Koha

Leave a Comment