29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet serbi 24 vjeçar, transportonte migrantë nga Siria

Dje në ora 15:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, zyrtarët policorë kanë arrestuar 24 vjeçarin S.M nga Republika e Serbisë, ifnromon Zhurnal.

Serbi me veturën e tij BMW me targa bullgare, është kapur duke transportuar katër migrantë të Sirisë. Më parë, ai nuk kishte ndaluar në shenjën stop të policisë dhe ka vazhduar me lëvizje. Së shpejti, i njejti ka dalë nga rruga dhe ka filluar të ikë, por pas masave të ndërmara, i njejti është gjetur dhe është arrestuar.

Migrantët janë dërguar në qendrën tranzitore të pranimit, ndërsa serbi S.M është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejme. Kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

Të fundit