Nga MPB sot kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me aksidentin e pasdites së djeshme, ku një fëmijë humbi jetën si pasojë e goditjes nga një veturë, shkruan TV21. Nga MPB thonë se pas masave të ndërmarra, është kapur shoferi 21-vjeçar nga Shkupi, i cili paraprakisht pas aksidentit, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 12.10.2023 në ora 16:47 në SPB-Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Mercedes” ka goditur një të mitur në Bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja e tij. Pas një kohe të shkurtër, pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, zyrtarët policorë kanë gjetur veturën dhe shoferin Z.Sh.(21) nga Shkupi, i cili është arrestuar”, thonë nga MPB.