16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrihet marrëveshja, Ranieri do të rikthehet te Roma

Claudio Ranieri do të bëhet me klub të ri vetëm pak ditë pasi u largua nga Fulhami.

Tekniku italian do ta marrë drejtimin e Romës, pasi klubi italian ka shkarkuar disa orë më parë Eusebio Di Francescon.

Agjenti i Ranierit ka qenë në Trigoria ku edhe ka arritur marrëveshje me Romën që Ranieri ta marrë pozitën e trajnerit.

Mediat italiane kanë shkruar se Ranieri që nga dita e nesërme do të jetë në stërvitje me klubin e ri, ndërsa zyrtarizimi bëhet ditën e premte.

Në fakt është një rikthim i Ranierit në krye të skuadrës nga kryeqyteti italian.

67-vjeçari e kishte udhëhequr Romën për dy vite, nga 2009 deri në vitin 2011 ku ishte edhe afër të fitonte titullin e kampionit.

Kësisoj Ranieri për herë të dytë do ta marrë drejtimin e skuadrës së qytetit të tij.

Ish-trajneri i Monacos, Chelseat, Juventusit e Interit do të ketë për objektiv që ta zë njërën nga pozitat tre ose katër në kampionat me Romën.

Ndeshja e parë e Ranierit këtë edicion me Romën do të jetë të hënën ndaj Empolit.

Të fundit