24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsimtarët kundër bashkimit të lëndëve

Mësimdhënësit që ligjërojnë lëndën e Gjeografisë nuk pajtohen me konceptin e ri të bashkimit të lëndëve mësimore Gjerografi-Histori. Ata shprehen se kjo që po ndodh është një shqetësim sepse një arsimtar të ligjërojë dy apo tre lëndë është e pakuptimtë.Një lëndë të ligjërohet është shumë rëndë, dhe jo më dy ose tre lëndë të ligjërohen nga një arsimtar.

Arsimtari Amzi Rahmani thotë se reformat e vazhdueshme në arsim e kanë shkatërruar sistemin arsimor.Në të kaluarën arsimi ka qenë më cilësor se sa në kohën moderne.

Ditë më parë janë mbajtur protesta ku sindikata e pavarur e asimit ka kundërshtuar bashkimin e shumë lëndëve në një lëndë. Protestuesit theksuan se me  këtë do të shkelet integriteti profesional i mësimdhënësve si dhe do të ulet numri i vendeve të punës.

 

Të fundit