Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka propozuar nismë deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit për kthimin e emrit të vjetër të rrugës në Çair që tashmë mbart emrin e veprimtarit Adem Demaçi, përcjell TV21. Arsovska kërkon që rruga prapë të quhet “Brigada e II maqedonase”.
“Unë i bëj thirrje të gjithë këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë në favor të këtij propozimi, i cili do të korrigjojë padrejtësinë për 230 heronj, anëtarët të Brigadës së Dytë maqedonase, të të gjitha etnive, që dhanë jetën e tyre për mbrojtjen e Maqedonisë”, thotë mes tjerash Arasovska.
Arsovska gjithashtu ka kritikuar edhe vizitën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti.
“Në të njëjtën kohë, unë dënoj ashpër retorikën nacionaliste të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe dua të propozoj një iniciativë të re – që në Prishtinë të emërohet një rrugë sipas revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, që ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Hasan bejtën dhe Bajram Currin, kundër okupimit”