29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsovska: Me OBSH-në zbatojmë hulumtim për minimizimin e pasojave për shëndetin dhe ekonominë

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska, sot informoi se në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm të odës internacionale ekonomike, Xhon Denton, së bashku e filluan projektin për hulumtim global me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për sfidat nga KOVID-19 me të cilat përballet sektori privat.

Sipas LOE-së, pandemia është gjendje globale shëndetësore dhe sociale e jashtëzakonshme e krizës, për të cilën është i nevojshëm aksion urgjent i qeverive në mbarë botën jo vetëm për sanimin e pasojave shëndetësore, por edhe të atyre ekonomike. Gatishmëria për ardhmërinë, por edhe për veprim të hershëm dhe efikas do t’i zvogëlojë rreziqet afatshkurta dhe do të parandalojë humbje të vendeve të punës, por gjithashtu do t’i neutralizojë edhe pasojat potenciale afatgjate për aktivitetet afariste dhe ekonominë. Ky hulumtim është një prej hapave në bashkëpunimin unik me Odën ekonomike internacionale dhe OBSH-në, që të sigurohen informacione lidhur me KOVID-19 për sektorin privat dhe të zhvillohen drejtime cilësore për realizimin e masave ekonomike nëpër tërë botën.

Me deklaratë të përbashkët, organizatat bënë thirrje në miratim të qasjes inkluzive për tërë shoqërinë për përgjigje të shpejtë në përballjen me pandeminë COVID-19. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus theksoi se ky projekt do të mundësojë të shqyrtohet vijimi momental i aktiviteteve afariste.

Rezultatet përfundimtare, LOE dhe Oda ekonomike internacione do t’i publikojnë pas përfundimit të hulumtimit muajin e ardhshëm, pas çka do të vijojë analizë me vendim për mekanizma për rindërtim, por edhe për krijim të mekanizmave mbrojtëse për zbatim të ardhshëm në kohë me kriza të ngjashme shëndetësore. fb/

Të fundit