29/06/2022
29.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsovski: Tani pozicioni i Maqedonisë ka mbështetje në Evropë, qëndrimi i Bullgarisë shkakton huti

Një fazë shumë e nxehtë në situatën aktuale politike në qeverinë bullgare, ndërsa analisti Petar Arsovski këtë e komenton si ndikim rus që të mos jetë i qëndrueshëm krahu lindor i NATO-s.

“Bullgaria dhe Maqedonia kryqëzojnë shtizat midis krahëve lindor dhe perëndimor të NATO-s, ndërsa Rusia nuk e fsheh planin e saj strategjik për ta bërë krahun lindor të NATO-s të paqëndrueshëm. Bullgaria tani është në pastrim, kryeministri bullgar Kiril Petkov ka mbështetjen e Perëndimit dhe prandaj të gjitha këto gjëra dhe afera po ndodhin rreth qeverisë bullgare, sepse Rusia po e bën me qëllim dhe kjo nuk është hera e parë. Bojko Borisov u bë kryeministër me të njëjtin parim në atë kohë”, thotë analisti Petar Arsovski për “Utrinski Brifing”.

Arsovski thotë se presioni i negociatave në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është drejtuar drejt Bullgarisë, ndërsa Maqedonia më vetëm se ka kaluar në periudhat e turbulencave politike dhe ka ngelur vetëm dëshira që sa më parët të fillohet me proceset eurointegruese.

Tani, thekson Arsovski, pozicioni i Maqedonisë ka mbështetje në Evropë, ndërsa qëndrimi i Bullgarisë shkakton huti./Telegrafi/

Të fundit