19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH-AAA refuzojnë takimin me Grubin: Ai përpiqet të përvetësojë regjistrimin

Bashkimi Demokratik për Integrim për sot kishte inicuar takim me sekretarët e partive të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mirëpo këta të fundit nuk dëshirojnë të marin pjesë në këtë takim, informon Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga BDI, takimi është anuluar përshkak mos konfirmimit të thirjes për takim.

Takimi duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të partive dhe temë diskutimi kishte procesin e regjistrimit.

“Për shkak të mos konfirmimit të prezencës nga ana e partive politike opozitare (ASH dhe AA) për takim për koordinimin rreth REGJISTRIMIT 2021, anulohet takimi i sotëm i sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Informojmë opinionin se dera jonë e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe gjithmonë të gatshëm të ulemi në një tavolinë për të mirën e qytetarëve
tanë”, njoftojnë nga BDI.

Ndërkohë edhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, ka konfirmuar mos pjesmarjen në takim, me arsyetimin se Artan Grubi po tenton të përvetësojë procesin e regjistrimit. Siç shprehet Taravari në prononcim për INA-n, shtabet e ASH-AAA po punojnë masovikisht për regjistrimin e mërgatës.

“Tash më është vonë, takimi duhej të realizohet para sjelljes së ligjit për regjistrim dhe metodologjisë së regjistrimit. Tani në këtë fazë kur shtabi ynë i ASH-së dhe AAA-së për regjistrim punon me efikasitet të madh dhe kur mërgimtarët regjistrohen masovikisht, nuk jemi të interesuar për një fotografim me Artan Grubin, i cili në kontinuitet po tenton të përvetëson këtë proces si e arritur e BDI-së, e ne ndërkohë pa mos sqaruar ende pse dështoi regjistrimi i vitit 2011”, ka theksuar Arben Taravari.

Takimi pritej të mbahej si koordinim lidhur me regjistrimin, pasi për sot gjithashtu ishin dakorduar për takim dy liderët maqedonas Zoran Zaev e Hristijan Mickoski.//Zhurnal.mk

Të fundit