25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: BDI humb toruan pas humbjes në Bogovinë dhe Haraçinë

Shkup, 28 korrik 2020

Humbja e BDI-së në Komunën e Bogovinës ka bërë që ata përmes policisë, të ndalojnë punimet e projektit për ujë të pijshëm në fshatin Siniçan, të kësaj komune.

Kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili sot është marrë në pyetje në stacionin policor, ku i është tërhequr vërejtja dhe është kërcënuar për ndërprerje të menjëhershme të punimeve për ujësjellësin e Siniçanit. Në të kundërtën, nëse nuk ndërpriten punimet, Albon Xhemaili do të arrestohet.

Punimet për ujësjellësin janë ndërmarrë në përputhje me të gjitha procedurat juridike, prandaj kjo sjellje e policisë nuk mund të cilësohet si gjë tjetër përpos se një hakmarrje e BDI-së të cilët shfrytëzojnë ministrin teknik nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu si instrument për qëllime të caktuara keqdashëse.

Kjo sjellje e cila dëmton banorët e Siniçanit dhe jo vetëm, është absolutisht e pa pranueshme për ne prandaj kërkojmë ndërhyrje të organeve kompetente me qëllim që rasti në fjalë të zbardhet dhe punimet të vazhdojnë pa kërcënime nga ana e policisë.

Njëjtë edhe në Haraçinë, nga MPB është bërë bastisje në familjen Nebiu, në shenjë hakmarrjeje për humbjen e tyre.

Këto kërcënime dhe presione fatkeqësisht vijnë menjëherë pas emërimit të Agim Nuhiut si ministër i MPB-së. Kjo edhe njëherë dëshmon shfrytëzimin e pushtetit për qëllime partiake nga ana e funksionarëve të BDI-së.

Pyesim ministrin kush e ka radhën për t’u kërcënuar? Kumanova, Vrapçishti apo Gostivari e Tetova?

I bëjmë apel ministrit shqiptar të “MILICISË” së BDI-së, larg duart nga shqiptarët!

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga SPB Tetovë dhe ministri Nuhiu për kërcënimet ndaj cilit do funksionarë të Aleancës për Shqiptarët. Ndërkaq i njoftojmë edhe ambasadat në vend, se me çfarë represioni politik ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave, të cilëve iu ndalohet kushti elementar për jetesë, siç është uji.

Aleanca për Shqiptarët,

Të fundit