28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: BDI përdor koronavirusin për pikë politike, rrezikon shëndetin e qytetarëve

Shfrytëzimi i aktivistëve partiakë në terren në një situatë si kjo në të cilën gjendemi, kur bëhet apel që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi dhe të izolohemi është në kundërshtim me vetë rekomandimet dhe obligimet e dala nga qeveria. Vënia në rrezik të drejtpërdrejt të aktivistëve nuk e ndihmon situatën, përkundrazi mundëson përhapjen e virusit dhe rritjen e numrit të të infektuarve. Sikur, këto masa të ishin të sinqerta, me siguri që edhe ne si Aleancë për Shqiptarët do t’i kishim përshëndetur.

Atëherë kur rekomandimet e para duhej të shpërndaheshin edhe në gjuhë tjera, përfshirë gjuhën shqipe ministria e shëndetësisë, ku BDI ka zëvendësin e tyre të ministrit nuk mori asnjë hap për këtë çështje.

Aleanca për Shqiptarët, disa herë reagoi publikisht për çështjen e përkthimit të këtyre materialeve edhe në gjuhën shqipe, me qëllim të informimit të saktë edhe të popullatës shqiptare rreth asaj se çka duhet bërë si preventivë dhe mbrojtje ndaj dukurisë së COVID-19. Duke parë se këto masa nuk u përkthyen nga ministria, këtë punë e kreu departamenti i shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët.

Kjo që sot ndodh nga shtabi i BDI-së, tregon edhe një herë mos sinqeritetin e tyre kundrejt popullit shqiptar.

Në një situatë kur i tërë opinioni publik është i kthyer ka ministria e shëndetësisë, kur secili nga ne tentojmë të sensibilizohemi me njëri tjetrin, në një situatë kur një pjesë e qytetarëve janë në panik nga pasojat eventuale të kësaj dukurie, shfrytëzimi i aktivistëve të rinj nuk është asgjë tjetër pos një eksploatim i mundit të tyre ndërkaq, anashkalimi i gjuhës shqipe është një përbuzje dhe nënçmim për të gjithë ne.

Edhe njëherë theksojmë se aktivistët janë të pa trajnuar dhe pakualifikuar për këtë çështje kaq serioze dhe mund vetëm të kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes në terren. Në vend të improvizimeve të rrezikshme elektorale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, i bëjmë thirrje pushtetit ku bën pjesë BDI që t’i qaset emergjencës pandemike në mënyrë institucionale dhe në përputhje me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare relevante dhe nevojat e qytetarëve.

Le të kujdesemi për qytetarët dhe shëndetin e tyre, e jo për fushatën elektorale.

Aleanca për Shqiptarët

Të fundit