06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: Bujar Osmani e ka shndërruar diplomacinë në çerdhe të ndikimeve malinje anti-BE dhe anti-NATO

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka akuzuar ministrin Bujar Osmani se e ka shëndrruar diplomacinë në çerdhe të ndikimeve malinje anti-BE dhe anti-NATO.

”Sot Qeveria LSDM-BDI dhe ministri Bujar Osmani, e konfirmuan edhe një herë se nuk mund të distancohet nga mentaliteti pro jugosllav dhe pro rus. Kjo Qeveri e cila çdo ditë keqpërdor BE-në, dëshmoi se është shumë larg vlerave evropiane dhe po aq larg Evropës e mban edhe vendin.

Në qendrat më të rëndësishme evropiane delegon ambasadorë të cilët jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore, por përkundrazi, vazhdojnë të jenë të afërt dhe në shërbim të strukturave jugosllave-ruse.

Bujar Osmani i cili fliste për dorën e zgjatur, e ka shndërruar diplomacinë e vendit në çerdhe të ndikimeve malinje anti-BE dhe anti-NATO.

I tillë është rasti me ambasadorin e posa emëruar në Paris, Viktor Dimovski, ish zyrtarin e shërbimeve sekrete jugosllave, për të cilin në një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet në mënyrë decide se “Beogradi e mban në xhep”. Paraprakisht, Aleanca për Shqiptarët denoncoi edhe një tentim tjetër për të emëruar ambasadore në Bruksel, Teuta Arifin, një politikane e dyshuar për keqpërdorim që vjen nga e njëjta strukturë politike.
I njëjti pushtet ka vendosur si ambasador në OKB, ish-politikanin pro-jugosllav, mizogjin dhe anti-shqiptar, Ljubomir Fërçkovski, të cilin SHBA e kishte refuzuar paraprakisht si ambasador i propozuar në Uashington.

Tanimë të gjithë e kanë të qartë se ku buron nostalgjia e BDI-së dhe LSDM-së për të punuar më shumë për mini Jugosllavinë (Ballkani i Hapur) sesa për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Të fundit