29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH dhe AAA pa zgjidhje – Qeveria miraton idenë e Lëvizjes BESA për Ligjin për shtetësi

Meqenëse ASH dhe AAA nuk kanë propozuar zgjidhje konkrete për Ligjin për shtetësi, Qeveria është kthyer në propozimin e Lëvizjes BESAme të cilin kohë më pare është propozuar që ky ligj të shkoj në Parlament me flamur evropian – procedure të përshpejtuar.
Qeveria ka miratuar që Ligji për shtetësi të shkoj në Parlament me procedure të përshpejtuar – me flamur evropian. Në seancën e sotme ky ligj ka marrë përgjigje positive të Qeverisë dhe para deputetëve pritet që të kaloj në mënyrë të përshpejtuar. Në këtë mënyrë Ligjit për shtetësi I hapet rrugë që të kaloj shumë shpejt në Parlament.
Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha kohë më parë në një emision debativ ka deklaruar se propozimin që do e bëj Lëvizja Besa për ligjin për shtetësi do të jetë zgjidhja më e mirë dhe shumë afatgjate. “Ka zgjidhje më të mire të ligjit, dhe ne nuk bëjmë politik me fatet e njerëzve por jemi të interesuar ta zgjedhim”, ka deklaruar Hoxha muaj më pare. Sipas propozimit të Lëvizjes Besa është zgjidhja më e mire dhe më afat gjate dhe për t’u mos u bllokuar në kuvend ligji për shtetësi.
Me këtë veprim hapet mundësiapër përmbyllje të këtij problem të madh për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit