29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH dhe Alternativa sot nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionim

Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët sot zyrtarisht do ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak, përcjell GazetaExpress.

“Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela. Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit”, thuhet në njoftimin e dy partive. Ceremonia e nënshkrimit do të nënshkruhet në hotelin “Holiday Inn” në Shkup./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit