ASh: Do të kërkojmë që të gjitha kërkesat për nënshtetësi më të vjetra se 5 vjet të marrin epilog pozitiv – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

ASh: Do të kërkojmë që të gjitha kërkesat për nënshtetësi më të vjetra se 5 vjet të marrin epilog pozitiv

Aleanca për Shqiptarët (ASh) do të kërkojë nga organet kompetente që të gjitha kërkesat e bëra për nënshtetësi e që janë të vjetra më shumë se 5 vite të marrin epilog pozitiv, njofton Portalb.mk.

“Në një vend normal problemi i jo-shtetësisë trajtohet si çështje shumë e rëndësishme por, për një vend si Maqedonia e Veriut ku interesat personale dhe partiake tejkalojnë çdo interes tjetër kjo çështje vazhdon të neglizhohet”, thonë nga ASh.

Ata thonë se problemi me mohimin e shtetësisë është problem që me vite të tëra i ka shoqëruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e me të njëjtin trend po vazhdon edhe sot.

“Me mijëra familje që ligjërisht plotësojnë të gjitha kushtet për pajisje me shtetësinë e vendit, ende nuk e kanë fituar këtë të drejtë pa asnjë sqarim nga organet kompetente. Kujtojmë se, ishte pikërisht BDI ajo që shumë herë bashkë me partnerët e deritanishëm qeverisës bënin ndryshime në ligjin për shtetësi duke i ndërlikuar procedurat e shpesh herë edhe duke krijuar rrethana tejet të vështira për personat pa shtetësi, shtojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në RMV, shtetësia fitohet në dy mënyra me origjinë dhe natyralizimin, dhe në raste të caktuara edhe me lindje në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Nisur nga kjo e fundit shumë fëmijë në vend prindërit e të cilëve janë pa shtetësi, fatkeqësisht përfundojnë pa shtetësi edhe pse ligjërisht fëmijët e lindur në vend të personave pa shtetësi konsiderohen shtetas dhe kanë të drejtën të regjistrohen dhe të marrin certifikatë”, theksojnë nga ASh.Portalb.mk.

Related posts

Kasami prezanton aderime të reja në Lëvizjen BESA

Televizioni Koha

A do të mbijetojnë mikro-bizneset në Maqedoni? Hoxha: Situata nuk është e mirë

Televizioni Koha

Vuçiq: BE-ja për ne është qëllim strategjik, por nuk do t’i nënshtrohem askujt dhe të flas kundër Rusisë dhe Kinës

Televizioni Koha

Leave a Comment