17/08/2022
31.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH-ja kërkon përfaqësim në KSHZ: BESA është në koalicion me LSDM-në, partisë opozitare i takon anëtari i KSHZ-së

Aleanca për Shqiptarët nëpërmes sekretarit gjeneral, Arben Taravari ka kërkuar që një anëtarë i ASH-së të jetë në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kërkesa e ASH-së vjen pasi LSDM është në koalicion me Lëvizjen Besa dhe krahas anëtarit të BDI-së në përbërje të KSHZ-së duhet të ketë edhe përfaqësues të partisë më të madhe opozitare shqiptare, që sipas tyre është Aleanca për Shqiptarët.

“Kemi dorëzuar kërkesë në KSHZ. Shpresoj që sot gjatë ditës ose nesër ata të përgjigjen. LSDM dhe Besa janë në koalicion, ata automatikisht duhet të kenë një anëtar dhe anëtari tjetër duhet të jetë nga partia jonë”, ka thënë Taravari. Kujtojmë dit më parë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Besës për të propozuar anëtarin e saj në përbërjen e KSHZ-së.INA

Të fundit