24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH kërkon të shtyhet për 10 ditë afati i regjistrimit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, sot në press konferencën për media kërkoi të shtyhet për 10 ditë afati i regjistrimit të popullsisë, përcjell in7.

Teksti integral nga press konferenca e deputetit Snopçe:

Tash më që po afrohet fundi i regjistrimit, në adresën tonë kanë arritur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët ankohen se në shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë komisioner që t’i regjistrojë. Ky është skandal, sepse ligji obligon të shkohet në çdo amvisëri dhe të regjistrohet cdo qytetar.

Fatkeqësisht skenaret e errëta që i paralajmëruam ne si opozitë shqiptare po bëhen realitet dhe kjo falë vazalit të përhershëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që është BDI.

Para 11 viteve e ndërprenë regjistrimin dhe nuk dhanë asnjë spjegim për opinionin. Tash e shtyn regjistrimin me qëllim manipulimin e të njejtit, që i shërben ndoshta çdokujt vetëm shqiptarëve jo.

Dihet mirëfilli se ne ishim të vetmit që e kundërshtuam shtyerjen e këtij procesi dhe tash i bie që kemi pasur plotësisht të drejtë. Regjistrimi u shty thjesht për ta shuar euforinë dhe motivin e shqiptarëve per t’u regjistruar. A e din dikush që diaspora thjesht prej momentit të shtyerjes e ka injoruar totalisht këtëe proces dhe nuk ka vazhduar të regjistrohet. Pra, dëshmohet ajo që thonim ne se është një vendim politik kryesisht kundër përgjigjes masovike të shqiptarëve për t’u regjistruar.

Pak rëndësi kanë videot reklamuese të regjistrimit të krerëve të partive politike kur në këtë prosecs kane ngelur të paregjistruar qytetar të zakonshëm.

Enti i statistikave të punojë pandërprerë edhe 24 orë po qe nevoja, në ditë në mënyrë që mos të ngel asnjë qytetar i paregjistruar, e jo deri më tash ku nuk i kanë lejuar regjistruesit të mos i regjistrojnë 5-6 shtëpi në ditë, sipas informatave nga regjistruesit, me arsyetime se gjoja bllokohet dhe nuk punon serveri.

Parlamenti urgjentisht të thirre seancë dhe të parashikojë 10 ditë shtesë për regjistrimin, gjë që ka qenë propozim i grupit parlamentar të Aleancës dhe Alternativës prej muajit janar kur u soll ligji për regjistrim.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë cdo mundësi per tu regjistruar, e pse jo duke u paraqitur edhe te qendrat që i ka caktu enti i statistikave megjithse obligimin e kanë pasur të shkojnë në shtëpi të bëjnë regjistrimin e popullsisë.

Dy ditë kanë ngelur deri në përfundimin e procesit të regjistrimit dhe fatkeqësisht ende vazhdojnë problemet në teren. Ju kujtohet opinionit verejtjet që jepnim përpara sjelljes së ligjit se enti shtetëror për statistika nuk ka kapacitete të menaxhon me një proces relevant. Kishim argumente të bollshme. Ju kujtohet se nga ana e shumicës u refuzuan të gjitha amandamentet tona në lidhje me ketë ligj.

Poashtu, opinion di shumë mirë se ne ishim të vetmit që e kundërshtuam shtyerjen e këtij procesi dhe tash i bie që kemi pasur plotësisht të drejtë. Regjistrimi u shty thjesht për ta shuar euforinë dhe motivin e shqiptarëve për t’u regjistruar. A e din dikush që diaspora thjesht prej momentit të shtyerjes e ka injoruar totalisht këtë proces dhe nuk ka vazhduar të regjistrohet. Pra, dëshmohet ajo që thonim ne se është një vendim politik kryesisht kundër përgjigjes masovike të shqiptarëve per t’u regjistruar.

Ne e dimë që prej ditës së pare se regjistrimi është zhvilluar me vështirësi. Dita e dytë, e treta dhe dita e katërt aspak nuk kanë funksionuar. Përgjigja ishte se ka problem me sistemin apo serverin, pavarësisht se me datën 07.09. drejtori deklaroi se gjithçka shkon në regull.

Pranonim informata nga tereni që shpesh herë regjistruesit prisnin përpara shtëpive nga 2-3 orë që të ristarton sistemi dhe që të mund t’i regjistrojnë familjet apo amvisëritë.

Regjistruesit në teren deklaronin poashtu se kanë marrë edhe urdhëra për t’i mbyllur kompjuterët dhe mos të bëjnë tentativë për regjistrim me arsyetimin se janë duke punuar për ta regulluar sistemin.
Disa persona që kuptojnë prej funksionimit të sistemit thonë që sistemi nuk ka pasur kapacitet të regjistrojë mbi 700-900 amvisëri njëkohësisht, a ne dimë që ishin të angazhuar 5000 regjistrues.

Dhe problem kryesor ditët e fundit është se kemi informata që në shumë amvisëri as që kanë shkuar regjistruesit të kryjnë detyrën e tyre. Edhe dy ditë përfundon regjistrimi dhe ne ende kemi numër të madh amvisërish që nuk janë regjistruar.

Kishte një ftesë që amvisëritë vet të shkojnë në zyrat komunale, por kjo është qesharake, joserioze dhe tregon që ky proces ka dështuar totalisht. Vallë, cka bëhet me ato amvisëri që nuk kanë pasur mundësine të kenë këtë informacion.
Pra, ju terhqim vërejtjen të gjithëve se ky proces nuk është zhvilluar dhe nuk po zhvillohet në mënyrë që të garanton realizimin e qëllimit primar të një procesi të regjistrimit. Ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë lëshime. Ju kujtohet se nuk u pranua as amandamenti ynë që të ketë nja 10 ditë shtesë që të mundet në raste të problemeve të këtilla të shtyhet regjistrimi me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor që të regjistrohen të gjithë qytetarët. Pra, kategorikisht u refuzua nga ana e shumicës dhe tani kur është evident fakti se do mbeten shumë familje pa u regjistruar, parashtrohet pyetja- kush do të jetë përgjegjës i mosregjistrimit,përfundoi deputeti Halil Snopçe./in7.tv/

Të fundit