19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASh: Me 27 prill rrëzuam gjysmën e regjimit dhe premtuam se do ta rrëzojmë edhe pjesën e dytë

Nga Aleanca për Shqiptarët sot para Kuvendit kanë publikuar disa fotografi nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se LSDM dhe BDI po vazhdojnë veprat e bëra më herët nga VMRO-DPMNE.

“Me 27 prill 2017 rrëzuam gjysmën e regjimit, Nikolla Gruevskin dhe kompanjollën e tij, atë ditë u zotuam se do ta rrëzojmë edhe pjesën e dytë të regjimit, partnerin e Nikolla Gruevskit, BDI-në dhe z.Ali Ahmetin. Fatkeqësisht edhe sot LSDM dhe BDI në gjysmën e atij regjimi krijuan një regjim hibrid, qeverisje të pashpresë dhe dëshpëruese. Amnistuan organizatorët dhe realizatorët e 27 prillit. Burgosën pafajësish Feta Alimin, dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Të fundit