25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: Neglizhenca e mjekëve të Ohrit, i kushtoi me jetë pacientes nga Struga

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një njoftimi ka reaguar “për sjelljen joprofesionale të personelit mjekësor të Repartit Infektiv në spitalin e Ohrit”.

“Bëhet fjalë për pacienten 66 vjeçare nga Struga, të cilën në natën kritike nuk e kanë hospitalizuar në këtë institucion edhe pse mjeku familjar ka dhënë udhëzim spitalor, sepse pacientja ka pasur shenja dhe simptome të sëmundjes COVID 19. Infektologu i rekomandon mjekim shtëpiak derisa të bëhen gati rezultatet, gjendja shëndetësore i keqësohet dhe ndërron jetë në shtëpinë e saj pa u trajtuar fare. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë pranon për vështirësitë gjatë hospitalizimit të pacientëve nga Struga në këtë institucion shëndetësor si dhe Ministria e Shëndetësisë pranon që ka pasur lëshime gjatë mjekimit të pacientes”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ASH sqarojnë se pasi Reparti i Infektologjisë në Ohër mbulon qytetet Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë duke i rekomanduar Qeverisë që urgjentisht të intervenojë në këtë repart duke angazhuar infektolog nga qytetet tjera dhe nga Klinika e Shkupit.

“Ky rast edhe një herë dëshmoi se shëndetësia në Maqedoninë e Veriut është e sëmurë dhe se premtimet për shëndetësi evropiane ishin vetëm një film fantastik me protagonist amator. Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë detajisht ta hetojë rastin në fjalë dhe kërkojmë përgjegjësi nga mjeku kujdestar dhe Institucioni i lartpërmendur. Bëjmë apel që mos të lejohet të përsëritet ky lëshim dhe gabim i mjekut sepse do të ishte fatale për shëndetin e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kohë pandemie”, shprehen nga ASH./Telegrafi/

Të fundit