29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Asim Musa tërhiqet nga funksioni zëvendës- ministër i Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa ka njoftuar se tërhiqet nga funksioni pasi në media ishte publikuar video- incizim në të cilën shihet se kinse merr para nga një pacient nga Shqipëri për intervenim kirurgjikal.

“Kam sjell vendim të tërhiqem nga funksioni zëvendës-ministër i Shëndetësisë dhe ta pastroj këtë njollë të imponuar, kurth kundër meje personalisht dhe profesionit tim”, ka thënë Musa në pres konferencë në Qeveri.

Ai ka theksuar se përpjekja e tij e sinqertë t’u ndihmojë pacientëve është shndërruar në kurth për spektakël jo ekzistent për mediat me qëllim siç tha, “të shkatërrohet figura e tij profesionale”.

“Në kërkesat e vazhdueshme të pacientit për të cilin bëhet fjalë, unë e informoj se intervenimi për pacientë të huaj që nuk janë të siguruar në vendin tonë është privat dhe e informoj se cila është shuma e mundshme për intervenim, në pyetjen e tij se sa mund të kushtojë në paket. Po këta pacientë çdoherë mundohen të ngritin kurth kundër meje në çfarëdo forme”, ka thënë Musa.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojë të shkelet mbi kredibilitetin e tij me kurthe të qëllimshme.

“Nuk do të lejojë këto 23 vite investim në kredibiltietin profesional dhe familjar të prishen me kësi kurthe të qëllimshme, me tituj të rrejshëm siç mund të shihet në video-incizimin”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa. f.

Të fundit