20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Asnjë shkelje e orës policore në Tetovë

Për herë të parë nga vendosja e orës policore në Tetovë mbrëmë policia nuk ka regjistruar shkelje të kufizimit të lëvizjes, kumtoi sot SPB Tetovë. Ditëve të fundit gjithsej 79 persona nuk e kanë respektuar orën policore.

“Numri i tërësishëm i personave të mbajtur në karantinë shtetërore në këtë rajon arrin 209. Për momentin në rajonin e njëjtë ka 182 njerëz me deklarata të nënshkruara për vetizolim”; informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski.

Përveç kësaj, janë realizuar 72 kontrolle te personat me vendim për izolim në rajonin e Tetovës, të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar.

Të fundit