Analisti Bllagojçe Atanasovski për “Utrinski Brifing” tha se nëntoka është një grup më i gjerë grupesh nga sfera të ndryshme shoqërore që reagojnë dhunshëm dhe krijojnë zhgënjim sa herë që Maqedonia ec përpara drejt fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Nëntoka, thekson ai, nuk është i interesuar që Maqedonia të anëtarësohet në BE, por Maqedonia të mbetet pjesë e botës serbe.
“Nëntoka është parti në partinë, përfaqësues të tyre ka në të gjitha partitë, por tani më shumë reflektohet përmes partisë politike E Majta”, tha Atanasovski.
Ai tha se nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës, është acaruar nga reagimi keqdashës i maqedonasve që e lidhin situatën e popullit të ukrainas dhe maqedonas./Telegrafi/