• Home
  • Lajme
  • Botë
  • Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset
Botë

Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset

Australia nënshkroi zyrtarisht një kontratë prej 50 miliardë dollarësh (35,5 miliardë dollarë) me Francën për ndërtimin e një flote prej 12 nëndetësesh.

Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane duke dalë fituese mbi propozimet e paraqitura nga Japonia dhe kompania gjermane ”ThyssenKrupp”.

Por, negociatat mbi kontratën përfundimtare ishin irrituese dhe madje vunë në pikëpyetje marrëveshjen vitin e kaluar për shkak të kolapsit të kostos dhe vonesave në prodhim.

Kryeministri australian Scott Morrison dhe ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne u takuan me ministren franceze të Shërbimeve Ushtarake, Florence Parly në Canberra dhe nënshkruan marrëveshjen mbi nëndetëset.

Ndër të tjera, marrëveshja rregullon kohëzgjatjen, garancinë dhe certifikatën e pronës intelektuale. Kontrata është projekti më i madh i infrastrukturës dhe zhvillimit të Australisë si dhe prokurimi më i madh në fushën e mbrojtjes.

Morrison përshëndeti planin e guximshëm si “pjesë e investimit më të madh të Australisë për mbrojtjen në kohë paqeje”.

“Kjo do të thotë që jemi duke u siguruar që jemi në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për anijet moderne dhe fuqinë e zjarrit”, u tha Morrison gazetarëve.

Related posts

Kjo është domethënia e fshehtë e ngjyrave në flamurin e Gjermanisë

Televizioni Koha

Zbuloni shtetin që ofron pasaportë BE-je po investuat 250 mijë €

Televizioni Koha

Zyrtare: Samsung lanson Galaxy S10 dhe S10+

Televizioni Koha

Leave a Comment