24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh

Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh

Autoritetet në Australi bëjnë me dije se do të rihapin plotësisht kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar duke filluar nga 21 shkurti.

Lajmi u dha nga kryeministri Scott Morrison, gati dy vjet pasi ai mbylli kufirin për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Australia ka ndjekur një rihapje të shkallëzuar të kufijve që nga fundi i vitit të kaluar, duke lejuar emigrantët e aftë, studentët dhe udhëtarët me çanta shpine të hyjnë në vend.

Industria e turizmit, e cila është mbështetur në tregun vendas që vetë është ndikuar nga kufizimet e lëvizjes, mirëpriti vendimin që vjen tre muaj përpara se Morrison të përballet me zgjedhjet.

Të fundit