Austri: Fshehu një vit nënën e vde*kur në bodrum për t’i marrë pensionin - Tv Koha
Botë

Austri: Fshehu një vit nënën e vde*kur në bodrum për t’i marrë pensionin

Një 66-vjeçar nga landi Tirol i Austrisë është arrestuar nga policia, pasi ka mbajtur në bodrum për një vit trupin e pajetë të nënës së tij 89-vjeçare për t’i marrë pensionin.

“Hetimi zbuloi se 89-vjeçarja vdiq në qershor 2020 dhe i biri i saj 66-vjeçar e mbajti trupin e saj në mënyrë që ai të vazhdonte të merrte pensionin”, përcjellin mediat austriake raportin e policisë.

I dyshuari ka treguar se ai ngriu trupin e nënës së tij në mënyrë që të mos merrte erë dhe e mbështolli me fashë. Më pas ai për shkak që të mos i vinte era, e kishte mbuluar atë me ushqime macesh, transmeton albinfo.at.

Paratë dërgoheshin në shtëpi çdo muaj me kontroll postar. Por, kohët e fundit një postier i ri kërkoi të shihte të moshuarën dhe kur djali refuzoi, ai njoftoi autoritetet.

Related posts

Në Nju-Jork është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së fruthit

Televizioni Koha

Hulumtim: Ballkanasit më së paku frikësohen nga koronavirusi

Televizioni Koha

Spanjë: Kufijtë për udhëtarë do të jenë të mbyllura me siguri deri në korrik

Televizioni Koha

Leave a Comment