19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Austria e vendos Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia

Tre shtete ballkanike janë vendosur në listën e vendeve të sigurta për udhëtim në Austri, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Austri i ka publikuar emrat e 11 shteteve të reja, që janë përfshirë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia e coronavirusit. Mediumet austriake raportojnë se kjo do t’ua lehtësojë udhëtimin e qytetarëve të këtyre shteteve në Austri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dekreti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Austri, që hyn në fuqi nesër, parasheh që qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mund të udhëtojnë në Austri.

Përveç këtyre tre shteteve ballkanike, në listën e vendeve të sigurta Austria i ka vendosur edhe SHBA-të, Hong Kongun, Japoninë, Makaon, Arabinë Saudite, Tajvanin, Tajlandën dhe Vietnamin.

Sipas vendimit, qytetarët e këtyre shteteve do të mund të futen në Austri me vërtetim se janë vaksinuar, duke treguar test negativ PCR ose vërtetim nga mjeku se janë shëruar nga COVID-19./Telegrafi/

Të fundit