18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Austrian erlajns: Pa vende bosh në aeroplane

Kompania ajrore austriake “Austrian erlansj” beson se përdorimi i maskave mbrojtëse në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në aeroplanët është më i përshtatshëm sesa lënia bosh e vendit të mesëm, deklaroi zëdhënësi i kompanisë Marlen Pirhner.

Siç transmeton BGNES, fluturimet e planifikuara të kompanisë ajrore austriake janë anuluar deri më 31 maj. Kompania ajrore po e monitoron tregun dhe do t’i rifillojë fluturimet në qershor.

Kompania “Lufthansa” tashmë e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave ​​gjatë fluturimeve, kështu që e njëjta do të duhet të zbatohet edhe në austrian erlajns.

“Bllokimi i vendeve të mese do të ishte jashtëzakonisht i padobishëm në aspektin financiar. Është më e përshtatshme të punohet me maska ​​dhe të mos lihen vende të lira. “Nga pikëpamja mjedisore, kjo qasje do të mbështetet sepse në këtë rast nuk do të duhet të fluturojmë më shpesh”, thonë nga kompania. ls/shk/

Të fundit