Automjeteve të Njësisë kundër zjarrit në Tetovë për herë të fundit u janë ndryshuar gomat në vitin 2005.
Komandanti i kësaj njësie thotë se çdo vjet ka alarmuar për këtë çështje, por kërkesa e tyre ka hasur dyert e mbyllura.
“Është e saktë se gomat e automjeteve speciale duhet të ndryshohen për shkak që kur i kemi marrë këto automjete nuk janë ndryshuar. Kërkesën e dërguan tek organet kompetente dhe besoj se do të marr lajme pozitive dhe se do të ndryshohen gomat”, deklaroi Uka Aliti, udhëheqës i Njësisë territoriale kundër zjarrit.
Ai shtoi se me vite kanë kërkuar ndryshimin e gomave, por asnjë nuk është marrë përgjigje pozitive.
Gomat e vjetërsuar nuk janë i vetmi problem i kësaj njësie në Tetovë. Me vite bëhet thirrje të rritet numri i zjarrfikëseve, por autoritet nuk kanë treguar gatishmëri të përgjigjen në këto nevoja./Telegrafi/