28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autori i sulmit që vrau 8 persona në një qendër tregtare në Teksas kishte bindje neo-naziste

Autori i sulmit që vrau 8 persona në një qendër tregtare në Teksas kishte bindje neo-naziste dhe supremaciste. Kjo u raportua nga burime të Washington Post.

Vrasësi u identifikua me emrin Mauricio Garcia, 33 vjeç. Policia ende nuk ka bërë të ditur arsyen e masakrës.

Sipas burimeve, 33-vjeçari kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Right wing death squad”.

Përveç armës dhe municionit që mbante me vete, në makinë i janë gjetur edhe disa armë. Sipas Ëashington Post, Garcia jetonte në një hotel në Dallas në kohën e sulmit.

33-vjeçari u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi nuk ndaloi të shtënat në drejtim të qendrës tregtare.

Presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një deklarate ai tha se “ngjarja ishte akti i fundit i dhunës me armë që tronditi kombin”.

 

Të fundit