29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autoritetet në bisedime për të siguruar ilaçin e Pfizer për Covid-19! Vaksinimi kusht për heqjen e masave

Ministria e Shëndetësisë është në negociata me “Pfizer” për blerjen e ilaçeve kundër Covid-19. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, me këtë ritëm të imunizimit, vendi do të gjendet në një situatë ku do të përfundojë pandemia në botë dhe tek ne do të vazhdojë edhe për disa muaj, duke qenë se Danimarka dhe Britania e Madhe, të cilat i hoqën masat, kanë përqindjen e vaksinimit nga 86, ndërsa në Itali 91 për qind, kurse në vendin tonë imunizimi përfshin vetëm 41 për qind të popullatës.

“Vaksina ka dhe janë të sigurta. Në të gjithë vendin janë rreth 40 pika vaksinimi dhe mjafton që qytetarët të vijnë dhe të vaksinohen”, tha dje Sali.

Sipas ministrit Bekim Sali, edhe pse jemi në fazën e negociatave me prodhuesin “Pfizer” nuk duhet të pritet se kur do të arrijë ilaçi, sepse tashmë kemi vaksinë për të cilën shkenca ka dëshmuar se tani për tani është mënyra më e sigurt për mbrojtje të shëndetit.

“Shprehëm interes inicial se duam të inkuadrohemi drejt negociatave për furnizim të ilaçit, por kur do të ndodh kjo nuk mund të saktësoj. Shprehëm interesim dhe i jemi afruar fazës së negociatave dhe marrëveshjes për furnizim”, deklaroi Sali për Kanal5.

Të fundit