26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autorja Merita Abazi promovoi librin me poezi “Imagjinata e Endacakes” | VIDEO

Në ambientet e Qendrës për Kulturë në Tetovë sot është bërë promovimi i librit me poezi “Imagjinata e Endacakes”, të poetes Merita Abazi, njëherit edhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë.

Ky është libri i parë me poezi i autores, për të cilin ajo ka punuar dy vitet e fundit, njofton Televizioni KOHA.

Të pranishëm në promovimin e librit ishin kolegë, dhe të afërm të autores ndërsa redaktori i librit Prof.Dr. Avni Presheva e komentoi librin me poezi si një mënyrë e lirisë që gjen autorja në imagjinatën e sajm, transmeton Televizioni KOHA.

Behare Neziri nga shoqata Oeneum tha se është kënaqësi e vecantë për shoqatën të promojë vepra të tilla ndërsa do të vazhdojnë të përkrahin autoret femra në vecanti.

Autorja Merita Abazi për Televizioni KOHA tha se së shpejti do të botojë edhe një roman në të cilin do të rrëfejë jetën e saj. /Tv KOHA/

 

 

 

Të fundit