29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autostrada me Shqipërinë, këtë vit llon ndërtimi

Konfirmohet zgjedhja e konzorciumit “IRD Engineering” si konsulent dhe mbikëqyrës I
punimeve për autostradat e Korridorit 8 dhe 10-D, që do të ndërtohen nga konzorciumi
amerikano-turk “Behtel dhe Enka” dhe me këtë mundësohet nisja e shpejtë e
ndërtimit.Projektet infrastrukturore në pjesën e *Maqedonisë e Veriut që duhet të
ndërlidhin vendin me Shqipërinë dhe Kosovën po zhvillohen me një dinamikë shumë të
ulët.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se po punohet
vazhdimisht në realizimin e këtyre projekteve, por nuk ka saktësuar afate kohore se kur
mund të pritet finalizimi i tyre.I pyetur për autostradën me Shqipërinë, Kovaçevski tha se
është një projekt afatgjatë dhe se problemi me këtë është historik. Sipas tij, sistemet e
mëhershme politike, qëllimisht kanë krijuar infrastrukturë që ndajnë dy shtetet dhe jo që
ndërlidhin ato. Ai tha se pikërisht për këto arsye, 30 vite nuk është bërë autostrada me
Shqipërinë, por këtë vit do të fillojë ndërtimi.
“Ne tani momentalisht me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve dhe kolegun e tij
nga Shqipëria, punojmë në zhvendosjen e vendkalimit të tërë kufitar me Shqipërinë,
sepse ai aktual është vendosur në lartësi mbidetare 780 metra. Ashtu janë bërë
qëllimisht. Tani bëjmë infrastrukturë që të na lidh me Shqipërinë dhe Bullgarinë,
sepse atëherë kanë bërë infrastrukturë që të na ndajnë dhe jo të na ndërlidhin dhe
ajo i takon brezit tonë që ta bëjnë, sepse 30 vite askush nuk dëshironte të bënte
autostradë deri në Shqipëri. Këtë vit do të fillojnë punimet për autostradën me
Shqipërinë”( tha Dimitar Kovaçevski kryeministër.
Për Televizionin Koha, drejori i Agjencionit për rrugë Shtetërore Ejup Rustemi tha se për
tre muaj pritet që të përfundojnë të gjitha procedurat dhe të fillojë ndërtimi.
Me këtë projekt, parashihet ndërtimi I pjesëve të autostradës Gostivar – Kërçovë, Tetovë
– Gostivar, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë si dhe Prilep – Manastir.Për ndërtimin e
autostradave të Korridorit 8, në Buxhetin për vitin 2023 parashihen 244 milionë
euro.Vitin e kaluar, Qeveria nënshkroi memorandum me konzorciumin “Behtel dhe
Enka”, kurse Kuvendi miratoi Ligjin për konstatimin e interesit publik dhe emërimin etij
si partner strategjik të projektit. Shqipëria ka përfunduar pjesën e vet të autostradës me
Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, ndërsa Kosova në vitin 2019. Përpos afrimit të
qytetarëve, këto projekte janë të rëndësishme edhe për zhvillimin ekonomik dhe turizmit.TV KOHA

Të fundit