26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autostrada Tetovë-Shkup vazhdon të jetë e rrezikshme | VIDEO

Në autostradën Tetovë-Shkup, brenda nëntë muajve kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, raportojnë nga policia e Tetovës. Krahasuar me vitin paraprak për nëntë përqind ka më pak aksidente.Në ndërkohë, 48 aksidente trafiku janë regjistruar nga dalja e kafshëve në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup.

Si pikë më kritike kohëve të fundit paraqitet ura mbi fshatin Zhelinë. Pëderisa një aksident u regjistrua të martën kur një I ri nga Kumanova doli nga rruga dhe përfundoi në lum, nga ana tjetër dje sërish në të njejtin vend ka ndodhur një aksient tjetër. Policia thotë se mangësitë në rrugë adresohen tek organet kompetente.

Sipas policisë, dje rreth orës 16 e 50 minuta, është denoncuar se në rrugën Tetovë-Shkup, në afërsi të urës në fshatin Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku kanë marrë pjesë dy vetura edhe atë, një veturë Reno me targa të Tetovës e drejtuar nga 41 vjeçari N.U nga Tetova dhe poashtu veturë tjetër Reno me targa të sllovenisë e drejtuar nga 50 vjeçari J.K nga Beogradi.

Në aksident, pesë udhëtarët në veturën Reno me targa të Tetovës kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës.

 

Të fundit