19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

AUV Maqedoni: Të shmanget përdorimi i aparateve të kafesë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ju bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të shmangin përdorimin e aparateve për përgatitjen automatike të kafeve dhe aparateve për ujë, në mënyrë që të parandalohet infektimi me Covid-19.

Nga AUV thonë se ky rekomandim vlen për të gjitha subjektet dhe kompanitë, të cilat përdorin aparate të tilla, në të cilat qasje kanë numër më i madh i qytetarëve.

“Si një institucion përgjegjës për sigurinë ushqimore dhe në këtë mënyrë për shëndetin e qytetarëve, vlerësojmë që në kushte të një pandemie dhe mundësinë e transmetimit të infeksionit përmes kontaktit, përjashtimi i përdorimit të makinave automatike të kafesë dhe pajisjeve të ujit, paraqet eliminimin e njërës prej mundësive për transmetimin e kontaktit të virusit nga një person te tjetri”, thuhet në njoftimin e AUV-së./Telegrafi/

Të fundit