28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

AUV për katër ditë ka zbatuar 367 kontrolle, janë shqiptuar 19 masa

Agjencia për ushqim dhe veterina nga data 23 deri më 27 mars të këtij viti ka kryer 367 kontrolle dhe ka shqiptuar 19 masa.

Siç kumtoi sot kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, AUV-ja ka konstatuar trajnime të pazbatuara për njohuri bazë për siguri të ushqimit, si dhe të punësuar pa kontroll shëndetësor për librezë sanitare pas çka ata janë larguar nga objekti.

“AUV-ja ka dhënë edhe katër vendime për mishtore dhe markete për shkak të gjendjes së keqe higjienike. U është urdhëruar menjëherë të zbatojnë dezinfektim”, theksoi Filipovska-Grashkoska.

Sipas saj nga 23 deri më 27 mars, gjatë institucionet e inspektimit në vend kanë zbatuar 7.633 mbikëqyrje, nga të cilët 928 mbikëqyrës për çmimet e prodhimeve. Me këtë rast, përmes 60 është konfirmuar rritje të çmimit, veçanërisht të limonëve. Në të gjitha këto raste është vepruar në mënyrë adekuate, ndërsa tregtarët i kanë kthyer çmimet siç ishin më 11 mars. Lidhur me mosrespektimin e rekomandimeve qeveritare për mbrojtje nga koronavirusi, janë mbyllur 22 objekte hotelierike. fb/

Të fundit