29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

AUV: Të pabaza akuzat e Tripunovskit për siguri të ushqimit

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të ngre padi penale kundër zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nëse siç kumtoi sot, ai nuk ndalon me akuzat e pabaza për sigurinë e ushqimit dhe përhapjen e panikut te qytetarët.

Nga AUV-ja i bënë thirrje Tripunovskit që të ndalojë të manipulojë publikun dhe të mbjellë gënjeshtra se ushqimi në vend nuk testohet dhe se është rrezikuar shëndeti i qytetarëve.

“Konfirmim për përkushtimin në punën e AUV-së është fakti se pikërisht vitin e kaluar, nuk është evidentuar asnjë helmim me ushqim i cili ka përfunduar me mjekim spitalor, pikërisht gjatë periudhës kohore për të cilin Tripunovski, dje dhe sot, pa argumente e akuzon Agjencinë për punë të pamatur. Në vend se seriozisht t’i përkushtohet punës për avancimin e pozitës së prodhuesve të ushqimit, i cili e bart funksionin e zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e cila i është ndarë në Qeverinë teknike, për shkak të mungesës së ideve dhe diturive, Cvetan Tripunovski edhe me konferencën e sotme për shtyp, për të satën herë, edhe një herë konfirmoi, se jo vetëm që nuk e njeh situatën në sferën e sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore të kafshëve, por as nuk tenton që t’i mësojë. Manipulimi me qytetarët dhe luajtja me shëndetin e tyre, u bë e ditur për Tripunovskin, i cili pabaza duke i akuzuar institucionet se nuk e kryejnë punën e tyre, nga njollat e ndyra tenton t’i imponohet publikut”, bëri të ditur AUV-ja, në reagimin e pohimeve të Tripunovskit, i cili akuzoi se AUV-ja vitin e kaluar gati gjashtë muaj nuk ka bërë kontrolle të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.

Nga AUV-ja thonë se që dje deri te opinioni kanë dërguar dokumente zyrtare për hetimet e bëra laboratorike të ushqimit në vend dhe nga importi të cilat vitin e kaluar ishin gjithsej 6929 mostra vetëm të ushqimit me origjinë shtazore, ushqim për shtazë dhe produkte anësore nga shtazët nga importi, por Tripunovski jo vetëm që nuk i ka marrë parasysh, por edhe sot ka vazhduar që të manipulojë me qytetarët.

“Publikut duhet t’i kërkojë falje Tripunovski, e jo AUV-ja, për manipulimet e përditshme të ashpra të cilat i plason përmes konferencave për shtyp duke grumbulluar pikë të vogla politike, sepse përmendsh, e jo me fakte, pa përgjegjësi plason gënjeshtra, duke tentuar që të krijojë pasqyrë të rreme dhe të krijojë panik te qytetarët. Për akuza të pabaza dhe krijim të panikut te qytetarët, përkujtojmë se ka edhe përgjegjësi penale. Nëse Tripunovski për manipulimet e tilla publikisht nuk iu kërkon falje qytetarëve AUV-ja do të ngre padi penale”, qëndron në reagimin.koha.mk /ea

Të fundit