Avokatët e Mijallkovit i akuzuar për rastin “Tortura”, kanë kërkuar të ndërpritet procedura penale ndaj tij dhe 6 përfaqësuesve të njësitit policor “Alfa”, të akuzuar për sjellje jonjerëzore gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, para 8 viteve. Sipas palës mbrojtëse, tanimë ish prokurorët e PSP-së nuk janë kompetent që të përfaqësojnë lëndën.
Gjykimi ka filluar nga e para, ndërsa ish prokurorët special i kanë theksuar Gjykatës se kanë vërtetim nga Prokurori Shtetëror Lubomir Joveski që të përfaqësojnë lëndën edhe tani kur lënda kaloi në Prokurorinë e rregullt. Gjykata në mënyrë plotësuese duhet të sjell vendim nëse do të pranoj apo jo kërkesën e mbrojtjes.