29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Avokatja shqiptare reagon; Gjykata e Apelit e SR e Maqedonisë vërtetoi dënimet copy/paste për djemtë e Lagjes së Trimave

Avokatja Artene Iseni ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila vërtetoi dënimet për Grupin e Kumanovës. Ja porosia e saj: Gjykata e Apelit e SR e Maqedonisë vërtetoi dënimet copy/paste të Gjykatës Themelore për djemtë e Lagjes së Trimave. Një vendim fund e krye skandaloz. Detyrë parësore e Gjykatësve të Apelit është të konstatojnë shkelje procedurale, që janë me bollëk dhe mungesën e zbatimit të drejt të ligjeve në formë dhe përmbajtje, që janë të dukshme në çdo faqe të aktakuzës.
Diktati i hierarkisë së dështuar gjyqësore, shtoi kësaj edhe urdhërat politik, racor, etnik e fetar u realizua pikëpërpikë në një farsë që e quajnë Vendim i Apelacionit. Në kohëra të këqija merren vendime të këqija. Ky vendim nuk ka të bëj me të vërtetën për ngjarjen e Kumanovës e aq më pak me drejtesinë,… Gjykata supreme ose do ti shfuqizon vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe do ta kthen në rigjykim lëndën ose do ti vërteton vendimet paraprake dhe do të hap rrugën për të kërkuar drejtësi në gjykatën ndërkombëtare në Strassburg e gjetkë. Strasse – rrugë ose burg- kështjell. Skandaloze sot e gjithë ditën.

Të fundit