23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aziri: Të tërhiqen rezultatet e konkursit të fundit të agjencisë së filmit

Shkup, 23 korrik 2020

Konkursi i fundit i Agjencisë së filmit është skandaloz dhe jo gjithëpërfshirës.

Si sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kërkoj të tërhiqet konkursi i Agjencisë së Filmit i cili nxjerr në pah diskriminimin më të madh që i është bë shqiptarëve që nga formimi i Agjencisë e deri më sot. Nga shuma totale e buxhetit prej 177,700,000 denarë vetëm 26,000,000 denarë janë ndarë për produksionin shqiptar. Kjo nuk është vetëm skandaloze, por edhe shumë e turpshme dhe diskriminuese. Ka ardhur koha që ti themi mjaft majorizimit të producentëve dhe artistëve shqiptarë nga ana e këtij Agjencioni i cili ka treguar që nuk ka vesh për kërkesat e shqiptarëve. Gjithashtu, kërkoj nga drejtori i Agjencisë së filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që sa më parë ta bëjë transparente procedurën se në ç’mënyrë janë përzgjedhur dhe janë financuar filmat e produksionit maqedonas dhe në çfarë forme dhe për çfarë arsye janë refuzuar filmat e produksionit shqiptar. Njëkohësisht, ftojmë të githë artistët shqiptarë të cilët u diskriminuan në këtë konkurs ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të bërë ankimimin në shkallën e dytë dhe ti drejtohen Ministrisë së Kulturës me vërejtjet e tyre nga ky konkurs.

I sigurojë artistët shqiptarë se unë si sekretar shtetëror, në suaza të Ministrisë së Kulturës do të u dalim në ndihmë të gjithë artistëve që ndjehen të diskriminuar dhe të nënvlerësuar nga ky akt.

Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të fundit