29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aziri zëvendëson Fatmir Bytyqin/ Konfirmohen emrat e para nga ASH !

Ashtu siç edhe dje kumtoi partia, Aleanca për Shqiptarët do të jetë “përforcimi” më i ri i Qeverisë aktuale në krye me Dimitar Kovaçevskin kryeministër, informon Zhurnal.

Tanimë nga burime partiake kanë dalë zërat e para lidhur me atë se cilët individë do të jenë më fatlum të marin poste për funksione të caktuara si ministër, zv.ministër, zv.kryeministër apo edhe drejtorë.

Sipas asaj që mësohet, zyrtarisht Elmi Aziri do të jetë zv.kryeministër për çështje ekonomike në vend të Fatmir Bytyqit.

Krenar Lloga do të zëvendësojë profesorin Nikolla Tupançevski si ministër i drejtësisë ndërsa Fatmir Mexhiti pritet të zëvendësojë ministrin e shëndetësisë, Bekim Sali.

Më pas Tiron Jajaga është konfirmuar si zëvendës ministër i mbrojtjes në vend të Bashkim Hasanit. Profesori Mislim Zendeli pritet të bëhet zv.ministër i bujqësisë duke zëvendësuar kështu Abdyl Shyqyr Abedinin.

Përpos të lartëpërmendurve, ASH pritet të mer edhe institucione tjera sikurse doganat, DAP, MEPSO, e të tjera. Me DAP pritet të udhëheqë ASH ndërsa Llukarevska siç shkruam edhe më herët, do ta zëvendësojë Naser Nuredinin si ministër i ambientit jetësor./Zhurnal.mk

Të fundit