25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Azizi: Lëvizja Besa është shembulli më i mirë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalim nga Covid-19

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, Adnan Azizi, në emisionin ”Koha për debat” ka folur në lidhje me respektimin e protokoleve të qeverisë për mbrojtje nga Covid-19.

Azizi thekson se fushata e Lëvizjes Besa, gjegjësisht koalicioni ”Mundemi” ka respektuar në mënyrë strikte dhe të përpiktë masat mbrojtës gjatë fushatës zgjedhore të 15 korrikut.

”I vetmi koaliconi Besa – LSDM që ka respektuar të gjitha protokolet, në bazë të atyre rekomandimeve të MSh-së dhe entit të shëndetit. Nga palët tjera, dorën në zemër nuk janë respektuar dhe ajo shkakton edhe një cënim të garës të barabartë dhe thyerjes së rregullave të lojës”, ka theksuar Azizi.

Të fundit