Babë e bir me koronavirus/ Erdhën me makinë në itinerarin Firence-Kroaci, Mali i Zi-Hani i Hotit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Babë e bir me koronavirus/ Erdhën me makinë në itinerarin Firence-Kroaci, Mali i Zi-Hani i Hotit

Dy pacientët e parë me koronavirus që janë evidentuar në Shqipëri janë infektuar në Itali.

Ministria e Shëndetësise ka përshkruar shkurtimisht itinerarin e lëvizjeve të tyre para se të mbërrinin në vendin tonë.

Babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e dielës nga laboratori i virologjisë në IShP. Për momentin ata janë në gjëndje të stabilizuar në repartin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të personave të cilët kanë pasur kontakte gjatë këtyre ditëve me babë e bir të infektuar.

Ministria përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.MEDIAL.mk

Related posts

Do të hiqen barrierat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, investimet e mëdha po vijnë – paralajmëroi Rama

Televizioni Koha

LSDM për zgjedhje para pikut të dytë eventual, për VMRO-DPMNE-në ka prioritete tjera

Televizioni Koha

Çmimet e reja të derivateve të naftës, sot mblidhet KRRE

Televizioni Koha

Leave a Comment